Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese.
Lidhur me këtë, Vuçiq paralajmëroi një përgjigje, e cila tha se nuk do t’i pëlqejë Prishtinës.
“Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit. Ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj dhe atyre nuk do t’u pëlqejë përgjigja”, tha Vuçiq.
Ai kërcënoi me tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Nuk besoj se do t’u pëlqejnë tërheqjet e reja të njohjes së pavarësisë dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë”, tha presidenti serb.
Vuçiq shtoi se nuk dëshiron “ta kthej fëmijën në arkivol te asnjë nënë”, por kjo, tha ai, nuk do të thotë që Serbia nuk është e fortë.
“Nëse ata nuk duan ta respektojnë atë (marrëveshjen), ne do të përgjigjemi në mënyrën që e bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiq.
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...