Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takojë serbet e Kosovës, shkruan arbresh.info.
Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska, kurse rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Në orën 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.
Vizita e Vuçiqit po ndodhë pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës./arbresh.info/
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...