Një ditë pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë nuk mund t’i respektojnë marrëveshjet edhe po të duan, për shkak të presionit të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.
Ai ka folur edhe për rastin e serbit të arrestuar në Kosovë, që dyshohet për krime lufte, duke thënë se rasti i tij do të tregojë se kush vendos në Kosovë.
“Sa i përket marrëveshjeve, ne jemi në gjendje të bëjmë gjithë atë për çka jemi marrë vesh dhe t’i respektojmë marrëveshjet, ndërsa ata, edhe po të duan, mendoj se nuk janë në gjendje” ka thënë ai.
“Në këtë atmosferë politike, të presionit nga Vetëvendosje, vërtetët mendoni se ata mund të zbatojnë diçka” ka thënë Vuciq.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë