Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sërish se Serbia nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.
Nëpërmjet Instagramit, Vuçiq ka thënë se gjithashtu, në marrëveshjen e Aneksit të planit të zbatimit në Ohër nuk “bëhet fjalë” as për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, dhe nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiq.
Kurti dhe Vuçiq u dakorduan më 18 mars në Ohër për Aneksin e planit të zbatimit, megjithatë, sipas kryeministrit Kurti, presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë, përkundër insistimit të tij./arbresh.info
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...