Para rreth 20 mijë personave të mbledhur në Nish për shënimin e kësaj ngjarjeje që në Serbi konsiderohet tragjedi, foli presidenti serb, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Me tone nacionaliste, Vuçiq tha se askush nuk do ta lejojë askënd të shkelë mbi lirinë dhe pavarësinë e Serbisë.
“Për pesë vite rradhazi ne shënojmë agresionin NATO-s ndaj një shteti të vogël, të lirë dhe asnjëherë pushtues”, filloi fjalimin e tij Vuçiq.
Sipas tij, në ato momente të vështira, askush nuk i qëndroi pranë shtetit serb.
“Ne nuk kishim miq në atë kohë. Faleminderit atyre që nuk ishin kundër nesh, mirëpo askush nuk na ndihmoi”, citohet të ketë thënë presidenti serb.
Siç u shpreh Vuçiq, Serbia u konfrontua me aleancën më të fortë ushtarake, me një aleancë të pasur dhe të fuqishme, me 22 tonë të bombave që sipas tij kishin vetëm një qëllim: mposhtjen e Serbisë, shkatërrimin e saj dhe marrjen e territorit për t’ia dhënë dikujt tjetër.
Në vazhdën e fjalimit të tij, Vuçiq tha se nuk do të lejojë të cënohet siguria e serbëve të Kosovës.
Madje sipas tij serbët e Kosovës po e mbajnë gjallë emrin e tyre dhe atë se çfarë përkasin.
Ai ripërsëriti edhe njëherë se shkaku i ngjarjeve të 24 marsit, Serbia do të qëndrojë neutrale dhe nuk do aspirojë asnjëherë anëtarësimin në NATO.
E kujtojmë se pikërisht Vuçiq po përballet me protesta masive në Serbi kundër siç e quajnë ata “diktaturës” së instaluar në këtë shtetë.
Çdo të shtunë, protestuesit mblidhen në sheshet kryesore të Beogradit për të kundërshtuar politikat e Vuçiqit, njeriut që po vlerësohet se i ka rënë dukshëm përkrahja në popullin serb.
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...