Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot është duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij që ka filluar në orën dhjetë. Në fjalën e tij, Vuçiq nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dialogun me Kosovën.
Vuçiq ka thënë se është për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.
Ai tutje ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.
Kjo deklaratë e Vuçiqit vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.
Në këtë mbledhje Vuçiq përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqje së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviqit.
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...