Kryeministri i Vendit, Albin Kurti po merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ka nisur fjalimin e tij duke ja kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq luftën e fundit në Kosovë duke thënë se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20.
Kurti i ka quajtur pretendime të rrejshme akuzat që Vuçiq i tha para tij teksa fjalimin e tij Kurti e ka quajtur ‘ironi të thellë dhe ndjenjë distopiane’.
“Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e ka formuar Tribunalin e Hagës, për shkak të krimeve çnjerëzore të Serbisë te popullata civile”, tha Kurti.
“Serbia ka kryer vrasje, tortura, gjymtime, gjenocid në Serbrenicë dhe Kosovë. Studiuesit kanë treguar se si përdhunimet janë përdorur si mjet lufte, madje nga kjo vuajtje Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar veten në një shoqëri multietnike, që sheh përpara me një shtet solid demokratik”, tha Kurti.
Ai tha se një çerek shekulli paslufte Kosova qëndron krenare me një shoqëri për të gjithë.
“Qëndrimi i Qeverisë sonë për dinjitetin sundimin e së drejtës ka shtrënguar edhe ekonominë, që nga intervenimi i NATO-së jemi angazhuar në mënyrë aktive nga shumë aleatë për të krijuar institucione efikase”, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...