Vuçiq tregon se çka i tha Mogherinit

14:51 | 29 Prill 2019
A Z

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuç i është drejtuar mediave pas takimit me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në Berlin.

Ai tha se i ka thënë Mogherinit që pa u hequr taksa nuk ka dialog, transmeton Indeksonline.

“I thashë Mogherinit se nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën.”, tha presidenti serb.

“Ata e mbajtën atë gati për gjashtë muaj. Ne biseduam për çështje bilaterale, çështje të rëndësishme. Ne biseduam për problemet e eksportit të çelikut por është e sigurt se ekonomia serbe është duke ecur para me hapa të mëdha.”, u shprehë presidenti i Serbisë.

Ndërsa sa i përket samitit, ai tha se nuk pret diçka e madhe të ndodhë.

“A do të kemi sukses në të ? Nuk jam optimist.”, tha Vuçiq.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/454757268664226/

Shpërndaje në rrjete sociale