Presidenti serb Aleksandar Vu, ka zbuluar detaje të takimit të fundit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin, e ku duket se kishte ‘shkëndija’ ndërmjet stafit të dy presidentëve.
Në takimin e 23 marsit, Thaci me vete kishte këshilltarin e tij politik, Bekim Çollakun, ndërsa përkrah Vucicit ishte Djuric.
Në një moment gjatë bisedimeve Çollakun filloi të kërcënonte Marko Djuricin, siç thotë presidenti serb, pasi Djuric bërë një koment vetëm me gjest të fytyrë, pa fjalë
“Unë nga ana tjetër e tavolinës i thash: Kjo është hera e fundit që kërcënon dikë. Mos bëni ashtu, njerëzit seriozë nuk bisedojnë në këtë mënyrë. E nëse vazhdon, të them që këtë nuk do të mund ta bësh më”, deklaroi Vucic.
Vucic tha se me këtë rast e kuptoi se pala tjetër nuk e duronte veçanërisht Marko Djuricin, sepse është njeri me vlerë, insistues dhe shkon vazhdimisht në Kosovë
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës