Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq priti sot Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença.
Vuçiq në këtë takim ka shprehur nevojën urgjente për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info.
”Në këtë pikë, posaçërisht theksova nevojën për formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe dhe përmbushjen e përpiktë të obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit, të cilën Prishtina e ka shmangur për më shumë se dhjetë vjet”, ka shkruar Vuçiq në Instagram ndërsa i është ankuar Jançait për veprime të njëanshme të Kosovës.
Madje ai ka përmendur edhe Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që sipas tij ka rëndësi jetike zbatimi.
”Theksova rëndësinë kritike të respektimit të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe rolin kyç të UNMIK-ut në përputhje me mandatin që i është besuar këtij misioni me qëllim të ruajtjes së paqes, por edhe të mbrojtjes së të drejtave të serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë, në të cilat, si më parë, ne do të ofrojmë të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme”, shkroi Vuçiq.
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Ba...
Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...