Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin special amerikan Gabriel Escobar, si dhe përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas mediave serbe, Vuçiq në takim ka falënderuar Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje Vuçiq i është prezantuar faktorit ndërkombëtar se ”Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizim të rajonit, dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh në qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut”.
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...