Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë i bindur se në zgjedhjet e prillit që organizon Beogradi, do të votohet anembanë Kosovës, për dallim prej referendumit të fundit.
“Serbët do të shkojnë në zgjedhje. Do të votojnë nëpër qendrat e votimit në veri dhe në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë ai në TV Pink.
Por nëse do të lejohet një gjë e tillë ai ka shtuar “dikush duhet të jetë aq inteligjent sa ta kuptojë këtë”.
Më tej Vuçiq ka thënë së në Bruksel nuk ka bisedime me Kosovën.
“Ata duan të flasin me vetveten. Ata janë të interesuar vetëm për njohjen e Serbisë”./kk/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit