Vuçiq thotë se kanë problem me shqiptarët e Kosovës, zbulon se për çfarë po lufton
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia ka një problem me shqiptarët në Kosovë, por siç thotë ai po lufton për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.
Vuçiq po ashtu tha se Serbia ka fuqinë për të mbrojtur serbët në Kosovë.
Kreu i Serbisë ka thënë se mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se shteti i tyre është i dobët dhe se nuk ka fuqi për të mbrojtur popullin e saj, derisa shtoi se Serbia do të ketë më shumë pushtet se më parë, përcjell lajmi.net.
“Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë, për shkak se kemi të bëjmë me njerëz të cilët janë të papërgjegjshëm dhe mendojnë se është e mundur të bëjmë gjithçka në mënyrë të paligjshme. Ata mendojnë që është e mundur ose të përndjekin serbët apo për të bërë çdo gjë që ata mendojnë kundër Serbisë “, ka thënë Vuçiq në një adresimin për qytetarët të cilat ai i vizitoi në fushatën” e ardhmja e Serbisë”
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...