Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do të nënshkruajë kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë.
Këto deklarata ai i bëri duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe pranimin për të nënshkruar njohjen reciproke mes dy vendeve.
“Nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim. Ua kam bërë të qartë se Serbia nuk do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe nuk do ta njohë atë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar ai në një intervistë në televizionet serbe.
Vuciq ka thënë se është i sigurt se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta nënshkruajë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe “drita e gjelbër” për liberalizimin e vizave dje, është inkurajim për Kurtin që mos të përmbushë obligimet.
“Jam pothuajse i sigurt se Albin Kurti është i vendosur të mos bëjë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe se ka të lehtë ta kundërshtojë këtë e tregon edhe vendimi i sotëm për heqjen e regjimit të vizave. Do të duhej t’i gëzoheshim atij vendimi por momenti në të cilin kjo po ndodh tregon se ky është një inkurajim për Kurtin që të vazhdojë me mospërmbushjen e obligimeve”, ka theksuar Vuçiq.
Takimi i radhës Kurti – Vuciq do të mbahet më 18 mars në Ohër./arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...