Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, pas takimit për “Ballkanin e Hapur”, ka thënë se Serbia do t’i zgjidhë marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut Kosovë- Serbi.
Prandaj sipas tij, Ballkani i hapur është diçka tjetër dhe kushdo që është i interesuar “është i mirëpritur.
“Ne u kemi hapur dyert si Prishtinës, Podgoricës e Sarajevës, por nuk më shkon në mendje që t’i arsyetohem dikujt, qoftë BE-së apo dikujt nga rajoni. A e dini sa punë kemi përpara ne tri shtetet, por a e dini sa benefite do t’i kemi kur të implementojmë këtë marrëveshje. Marrëdhëniet tona me Prishtinën do t’i zgjidhim me dialog, pasi kemi qëndrime të ndryshme, por Ballkani i Hapur është diçka tjetër. Kushdo që është i interesuar është i mirëpritur”, ka thënë Vuçiq. /arbresh.info/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...