Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se javët dhe muajt në vazhdim do të jenë të vështira për të sepse bashkësia ndërkombëtare ka për qëllim ta detyroj Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Vuçiq para mediave deklaroi se nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, raporton RTS transmeton Arbresh.info.
Tutje, Vuçiq shtoi se Serbia do të ketë shumë presione dhe ka theksuar se vazhdimisht po përballet jo vetëm me standarde të dyfishta por edhe me hipokrizi.
“Do të jemi nën presion shumë më të madh, do të përdorin dhe keqpërdorin situatën se Serbia ka diçka për të humbur. Prandaj i vendosin shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, ka deklaruar Vuçiq./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...