Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se ndërkombëtarët nuk po reagojnë për mesazhet e kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij, po ëndërron krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Duke komentuar vizitën e Kurtit javën e Kaluar në Maqedoninë e Veriut, Vuçiq tha se nëse ai do të kishte dhënë mesazhe të tilla, kritikat nga SHBA dhe BE do të ishin shumë më të mëdha.
Në një intervistë për median serbe, Vuçiq tha se veç Kosovës Serbia po përballet me presione të madha për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas tij, qeveria serbe nuk ka bërë asgjë të gabuar duke ruajtur lidhjet me Moskën. Vuçiç thotë se artikujt në disa media ndërkombëtare që e përshkruanin atë dhe qeverinë e tij si të korruptuar janë pjesë e një skeme për të dëmtuar Serbinë.
Serbia është një nga vendet e pakta që nuk ka pranuar të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës./euronews
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...