Presidenti Aleksandar Vuçiq, pas takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Shkup, tha se në atë takim janë përpjekur të gjejnë një emërues të përbashkët dhe kanë diskutuar për të ardhmen evropiane dhe se dita ka kaluar në një diskutim konstruktiv.
Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë pret në takimet në Bruksel për çështjen e Kosovës, tha se pret që takimet të jenë të vështira, sepse sipas tij, asnjëra prej tyre nuk ka qenë e lehtë.
“Kjo nuk është se po flasim me Albin Kurtin, por sepse po flasim me përfaqësuesit e Brukselit, të cilët e dini se çfarëdo që të thonë ata gjithmonë do ta mbështesin pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër”, tha Vuçiq.
“Disa kanë më shumë entuziazëm, disa më pak. Sido që të jetë, sot ka qenë një diskutim shumë i drejtë dhe konstruktiv. Nuk ka pasur debate dhe grindje të mëdha, pasi ne dhe Prishtina i kemi lënë problemet tona për të enjten dhe Brukselin”, tha ai. Vuçiq.
Sot më shumë u fol për marrëdhëniet e vetë rajonit të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, sesa për çdo gjë tjetër, shtoi presidenti Vuçiq, raporton rts transmeton Arbresh.info.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...