Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar se gjatë takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkelin ka folur edhe për dialogun me Prishtinën.
Lidhur me negociatat, Vuçiq ka thënë se Beogradi po e pret përgjigjen e Prishtinës.
“Merkel e kishte të qartë, ne kemi pranuar një version të korrigjuar për Asocaicionin e komunave serbe dhe presim përgjigje nga Prishtina. Nuk po fshehim asgjë nga populli, kemi treguar vullnet të mirë, seriozitet dhe vendosmëri, këto i vlerësojnë edhe Merkel e Juncker (kryetar i Komisionit Evropian). I kam thënë Junckerit se nuk u frikësohem masave të vështira që na presin, frikohem për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon”, ka thënë Vuçiq.
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit