Do të ishim përpara të gjithë kandidatëve nëse do ta njihnim Kosovën dhe do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, tha presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq në një fjalim nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, të organizuar nga “Euronews”.
“Nesër mund të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Nesër. Fjalë për fjalë. Nesër mund të themi se do ta njohim Kosovën. Dhe ja ku jemi në Bashkimin Evropian. Më thoni vetëm, a doni që kjo të jetë politika? Nuk mendoj se duhet ta njohim një Kosovë të pavarur. Nuk mendoj se duhet të kishim vendosur sanksione. Më thoni ju, mendoni se duhet? Ja që unë nuk dua, por s’ka problem, vendosini ju, bëjeni brenda një viti. Dhe ja ku jeni në Bashkimin Evropian. Është gjeopolitikë e pastër”.
“Dhe nëse mendoni se do të ishim më të shpejtë, do të ishte shumë më e lehtë të njihnim pavarësinë” e Kosovë “ose nuk e di çfarë, të hiqnim dorë nga populli ynë në Kosovë”.
“Disa të tjerë, kur të vijnë në pushtet, le ta ndryshojnë atë politikë, atëherë ne do të përparojmë shumë shpejt”, u shpreh Vuçiqi në këtë intervistë.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...