Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është duke qëndruar në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Vuçiq duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt.
“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Vuciq, para mediave gjatë vizitës së tij në Manastirin e Zveçanit.
Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit afër zyrave të partisë së tij në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.
Presidenti i Serbisë rreth orës 12:00 do të bëj homazhe pikërisht tek vendi ku është vra Ivanoviqi.
Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, njofton Klan Kosova.
Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...