Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia e ka kuptuar mesazhin e dërguar me nënshkrimin e Memorandumit ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe tha se Serbia ka doktrinën e saj që do t’i mundësojë të ruajë stabilitetin dhe të mbrohet nga çdo agresori potencial.
Vuçiq tha për TV Pink, në lidhje me aleancën mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes të arritur, se është shumë i shqetësuar që po e bëjnë këtë.
Ai theksoi se Kroacia është një vend shumë i fuqishëm në aspektin ushtarak, por edhe se për herë të parë Serbia ka një ushtri më të fortë.
“Ne i kuptojmë ata, jemi shumë të shqetësuar për atë që po bëjnë. Ne kemi doktrinën tonë me të cilën jam i sigurt se do të arrijmë të ruajmë stabilitetin dhe të mbrohemi kundër çdo agresori të mundshëm”, theksoi Vuçiq.
Ai përsëriti se ajo që po ndodh në Bosnje dhe Hercegovinë është një problem i madh.
“Problem i madh është urdhri i arrestit për tre nga zyrtarët më të lartë të RS. Ata nuk mund të lëvizin lirshëm. Unë do të bëj çmos për të gjetur një mënyrë për të ulur tensionet në bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe evropianët. Ky është kaos”, tha presidenti i Serbisë.
Vuçiq paralajmëroi se do të ishte një “katastrofë e plotë” nëse Milorad Dodik, Nenad Stevandiq dhe Radovan Vishkoviq të arrestohen dhe shtoi se ai shpreson se “askush nuk është aq i çmendur për ta bërë këtë”.
“Unë jam vetëm duke pritur për të parë nëse Eufor ka marrë një urdhër arresti,” shtoi Vuçiq, duke paralajmëruar se “brenda natës mund të përfundojmë në një katastrofë të plotë”.
“Prandaj po u bëj thirrje njerëzve të bashkohen rreth gjërave të rëndësishme, sepse ne jemi të kërcënuar me një katastrofë të plotë nëse ndodh diçka në Bosnje dhe Hercegovinë ose Kosovë. Është e rëndësishme që t’i kthehemi punës dhe të luftojmë për Serbinë,” tha Vuçiç./Kosovo Online
LEXO EDHE:
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nervozon Serbinë
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...