Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se bazuar në deklaratat e krerëve të shtetit të Kosovës, nuk pret që në takimin e 7 shtatorit në Bruksel të diskutohet ndonjë gjë thelbësore.
“Po e shoh se zyrtarët nga Kosova nuk dëshirojnë të flasin për Asociacionin e Komunave Serbe, as për veriun, as për Gazivodën”, ka thënë Vuçiq, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.
“Unë mendoj se ata nuk dëshirojnë që të flasin për ndonjë gjë thelbësore”, ka vazhduar presidenti serb i pyetur se si i komenton deklarimet e fundit të Thaçit dhe Haradinajt.
Por ndryshe janë pritjet e Brukselit për këtë takim ndërmjet dy presidentëve. Komisioneri Johanes Hahn ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet deri në fund të këtij viti, ose më së largu deri në Maj të vitit 2019.
Kujtojmë se të martën koalicioni qeverisës në një seancë që është shtyrë disa herë radhazi si pasojë e mungesës së kuorumit dhe kushtëzimit të deputetëve të Listës Serbe, ka venë në rend të ditës votimin e një grupit të unitetit për dialogun me Serbinë, që do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj.
Këtë nismë sot e ka mbështetur edhe Thaçi, i cili ka thënë se do të bashkëpunojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Seanca e koalicionit qeverisës është thirrur si kundërpërgjigje ndaj seancës së thirrur nga opozita ku pritet të miratohet një rezolutë që ia ndalon Thaçit të debatoj për kufijtë në dialogu e Brukselit./Express/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...