Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga krerët e Kosovës pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese.
“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në TV Pink.
Këtë përgjigje e dha Vuçiq pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.
Osmani u zgjodh presidente më 4 prill.
Për të mos harruar sakrificën e atyre që dhanë jetën dhe të atyre që ende rezultojnë të zhdukur, presidentja Osmani në ditën e zgjedhjes, tha se Kosova do të kërkojë drejtësi dhe se në dialogun me Serbinë do të jetë e barabartë.
“Dialog i drejtë dhe i barabartë, paqe kur Serbia të pendohet, të kërkojë falje e të vihet drejtësi”, u shpreh Osmani./arbresh.info/
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...