Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do të takojë sot pjesëtarë të Listës Serbe, në Beograd, mëson arbresh.info.
Sipas të njejtit burim, kjo gjë është e pamundur, pasi Vuçiq aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, “por mund të ndodhë të takohen me zyrtarë tjerë të lartë të Serbisë, Marko Gjuriqin”.
Një ditë më parë, deputeti i Listës Serbe në parlamentin e Kosovës, Igor Simiq, tha se për të mbështetur votimin e Qeverisë së Kosovës, do të konsultohet të premten me me zyrtarët e lartë të Serbisë.
“Në lidhje me formimin e Qeverisë ne do të vendosim pasi që do të konsultohemi me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriçin”, tha Simiq pak para se të votonin pro zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Zyrtarë të lartë të Serbisë thonë se nuk janë të mjaftueshme vetëm tri ulëse ministrore.
Kërkesë e tyre do të jetë formimi urgjent i Asociacionit të Komunave Serbe, mbrojtja e pronës serbe në mbarë Kosovën dhe jo vetëm në veri, privatizimi i drejtë i ndërmarrjeve, si dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullsisë. /arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim