Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë konflikte, edhe pse siç pretendon ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti provokon çdo ditë.
Vuçiq u tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai i frikësohet krizës së Kosovës – se Kosova është një front potencialisht shpërthyes.
“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend. Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, deklaroi tutje Vuçiq, shkruan Tanjug transmeton Arbresh.info.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...