Për Kosovën do të vendosin qytetarët përmes referendumit, nëse arrihet kompromisi me shqiptarët, por jam skeptik nëse do të arrihet. Kështu deklaroi para deputetëve të Kuvendit të Serbisë, presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
Ai para Kuvendit të Serbisë, seanca e të cilit iu kushtua çështjes së Kosovës, tha se referendumi do të jetë detyrues dhe se “do të bëhet ashtu siç vendos populli”.
Vuçiq ka thënë se nëse qytetarët vendosin kundër arritjes së marrëveshjes me Prishtinën, ai do të japë dorëheqje.
Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshja me Prishtinën, shqiptarët do t’i sulmojnë serbët në Kosovë.
“Nëse nuk do të arrihet kompromisi, shqiptarët do t’i sulmojnë serbët në Kosovë. Ndonëse është e vështirë dhe e di se në Kosovë është NATO, ne nuk do të lejojmë pogromin mbi serbët. Nuk do të ketë sërish “furtunë” dhe “stuhi”, është shprehur Vuçiq para deputetëve të Kuvendit, para të cilëve sot paraqiti raportin e tij për Kosovën, përcjell Koha.net.
Gjithashtu, ai tha se Serbia e ka informuar për këtë bashkësinë ndërkombëtare, ashtu siç shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq e ka informuar për këtë komandantin e NATO-s.
Sipas fjalëve të tij, kjo është arsyeja pse deri tash nuk ka ndodhur sulmi.
Ai, po ashtu, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’ia tregojnë “një Obiliq të ri i cili mund ta kthejë lehtësisht Kosovën”.
“Kush është ai? Ma tregoni një të tillë ndër peshkopë, shkrimtarë, politikanë, atë birë trimi dhe unë do të tërhiqem meqë unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë. Në të kundërtën nuk do të tërhiqem”, është shprehur Vuçiq.
Ai është shprehur se gjatë historisë më të këqijtë i kanë shpallur për tradhtarë më të mirët dhe lirisht të shpallin se “e ka shitur fjalën më të shtrenjtë serbe – Kosovën”, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...