Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se në rast se anulohet Samiti i Parisit, atëherë gjërat për Serbinë do të bëhen edhe më të vështira se sa janë.
“ Nëse nuk do të mbahet Samiti i Parisit, ne do të jemi në një situatë edhe më të keqe se sa jemi sot”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, përveç Serbisë, anulimi i mundshëm i Samitit të Parisit do të ketë pasoja negative edhe për të gjithë rajonin.
Ndër të tjera ai ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog.
“Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog konstruktiv, por nuk do të heq dorë nga parimet e veta”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb.
Sipas tij, për të biseduar, duhet së paku të jenë dy palë.
Lidhur me këtë çështje më herët ka folur ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ka thënë se Samiti i Parisit është në pikëpyetje në rast se Kosova nuk e heq taksën.
Mirëpo duket se kursi ka ndryshuar, pas telefonatës që Vuçiq ka pasur ditë më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është edhe nismëtare e takimeve, fillimisht në Berlin dhe më pas në korrik./GazetaExpress/
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...