Dy njerëz të afërt të presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien dhe Richard Grenell, kanë qenë të përfshirë direkt në marrëveshjen e djeshme ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arritë në Berlin.
Një marrëveshje e tillë që do të implementohet përmes ‘Lufthansa’ me fluturime Prishtinë-Beograd është përshëndetur nga të dy shtetet.
E presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, një ditë pas kësaj marrëveshje ka takuar këshilltarin e Donald Trump për Siguri, Rober O’Brien, në Davos të Zvicrës ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
“Një bisedë e hapur dhe shoqërore me këshilltarin për Siguri Kombëtare Robert O’Brien, me dëshirën e përbashkët për të përmirësuar edhe më tej raportet Serbi-SHBA”, ka shkruar Vuçiq në një fotografi të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Vuçiq gjithashtu ka paralajmëruar se brenda dy javëve të ardhshme në Beograd do ta pret edhe Përfaqësuesin Special Presidencial, Richard Grenell.
Në Davos është duke marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të jetë edhe panelist në një debat që do të diskutohet rreth sfidave më të cilat po përballet Ballkani Perëndimor.
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell