Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi sot se vendi i tij do të përballet me një luftë të vështirë për Kosovën.
“Na pret një betejë e vështirë për Kosovën. Kjo ka tmerruar popullin tonë. Vendi ynë është më i dobët. Të gjithë flasin për një vend ku shpërthejnë trazira pa kuptim. Kjo ka dobësuar pozicionin e popullit tonë në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë”, tha Vuçiq.
Ai tha se situata për çështjen e Kosovës është e ndërlikuar dhe e vështirë për Serbinë.
“Është shumë e vështirë. Detyra ime është të përpiqem të gjej zgjidhjet më të mira, të përpiqem të bësh paqe me shqiptarët, pa rrezikuar interesin kombëtar,” tha Vuçiq.
Sipas tij, ekziston një rivalitet i madh midis Evropës dhe Amerikës për këtë çështje.
“Unë po mundohem të përfitoj sa më mirë që të mundemi, të humbasim sa më pak,” u shpreh Vuçiq.
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij