Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se përplasjen në veri e ka shkaktuar Policia e Kosovës dhe jo KFOR-i, siç është menduar fillimisht.
Ai ka paralajmëruar se nesër do ta vizitojë të lënduar nga përplasjet e serbëve me forcat e KFOR-it, Dragisha Galjko.
“Incizimet nuk e tregojnë momentin se kush e ka nisur konfliktin, por e ka nisur Policia e Kosovës, jo NATO-ja”, ka deklaruar Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se mendonte se forcat e KFOR-it po tërhiqnin protestuesit, por ka thënë se e ka kuptuar që këtë gjë e ka bërë Policia e Kosovës.
“Kam menduar që NAT0-ja po tërhiqte serbët, por jo, Policia e Kosovës prapa NATO-s po tërhiqte serbët, provuan që ta kapin Igor Simiqin”, ka thënë ai në TV Prva.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen