Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e ka refuzuar tashmë një plan që i mundësonte Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, pa treguar më shumë detaje, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq duke folur sot në një emision televiziv ka thënë se Serbisë sivjet do t’i ofrohet një plan që nuk do të mund ta pranojë.
“Jam i bindur për këtë dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të tentojnë të na japin garanci për anëtarësim në BE, por me kushtin që ta njohim Kosovën, po ashtu do të na ofrojnë një status të veçantë për serbët në sfera të caktuara. Dhe çka pastaj. Unë do ta pyes popullin. Para 3 vitesh pyeta për këtë dhe askush nuk e deshi këtë” ka thënë Vuçiq.
I pyetur nëse ndaj Serbisë do të ketë ultimatum, Vuçiq ka thënë ” këtë do ta shihni më vonë”.
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media