Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mosaplikimin e Kosovës në UNESCO.
Kosova ditë më parë anuloi aplikimin në UNESCO dhe në lidhje më këtë Vuçiq ka thënë se mosaplikimi ka ndodhur për shkak se Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
“Unë jam kujdesur gjithmonë për një gjë të tillë dhe kam folur saktë për të vërtetën se kush e ka shumicën për UNESCO”, ka thënë ai.
“Ku u zhdukën 15 vendet e Behgjet Pacollit në sallën e ndërtesës së OKB-së në Nju Jork? Dy vjet të tjera, dhe unë mendoj se kjo nuk do të kalojë edhe pas dy vitesh të tjera”, ka thënë Vuçiq për B92.
Vuçiq më tej ka shtuar se Serbia do të jetë vigjilente dhe do të vazhdojë luftën që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO, përcjell Rtv21.
Ndryshe në nëntor të vitit 2015 Kosova kishte aplikuar për pranim në UNESCO mirëpo nuk kishte arritur të bëhej pjesë e kësaj organizate pasi që për anëtarësimin e Kosovës kishin votuar për 92 shtete kurse për t’u anëtarësuar i janë dashur 95 vota.
Kosova edhe këtë vit nuk ka aplikuar për UNESCO, kjo për shkak të mos miratimit të dy ligjeve atij për Liritë Fetare si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...