Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se KFOR-i i është përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Por, Vuçiq theksoi se KFOR-i “aksidentalisht” e dhanë këtë përgjigje negative në ditën e Krishtlindjes.
“Të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje, mendoj se diku e kam shpallur, mendoj se e kanë thënë në letrën e tyre të përpiluar me kujdes, dërguar Qeverisë së Serbisë për kërkesën e saj dhe pastaj përmes kabinetit ushtarak jam prezantuar edhe unë. Ata u besojnë se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Ushtrisë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa iu referuan Rezolutës 1244”, tha Vuçiq për Pink.
Vuçiq thotë se KFOR-i megjithatë ka deklaruar se në përputhje me Rezolutën e OKB-së, ata kanë rolin e tyre.
“Do të ishte mirë sikur të na jepnin një përgjigje pozitive në prag të Krishtlindjeve, atëherë do të kishte kuptim, por jo negative para Krishtlindjeve, atëherë e dini që nuk është rastësi, kanë bërë një gabim, me një konotacion të qartë politik”, tha pos tjerash Vuçiq.
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...