Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirija dhe Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe, dhe siç është pretenduar, kanë biseduar për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia në nivelin politik ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me Kosovën.
Vuçiq në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografi me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, ku kanë diskutuar të gjitha çështjet “me rëndësi fatale për popullin dhe vendin e tyre, si dhe vështirësitë që po i presin në niveli politik ndërkombëtar, veçanërisht për Kosovën”.
“Si gjithmonë, dëgjova me vëmendje mendimin e patriarkut dhe të ipeshkvijve të respektuar, me të cilët u pajtova se uniteti i popullit, sidomos në kohë sprovash të mëdha, është shtyllë e ruajtjes së interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, si dhe se Kisha, si një nga institucionet më të rëndësishme të vendit tonë, ka një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e këtij uniteti”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. /Arbresh.info/
View this post on Instagram
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...