Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij rumun, Klaus Johannis, ku temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe Kosova.
Vuçiq në një konferencë për media pas këtij takimi theksoi se Rumania i ka ofruar ndihmë Serbisë në gjetjen e një zgjidhje me Kosovën, transmeton lajmi.net.
Ai shtoi se në këtë takim është bërë e qartë që për arritjen e një kompromisi mes dy palëve është e domosdoshme heqja dorë nga kërkesat e tepërta të të dy palëve, duke ftuar edhe për përshirjen e Rumanisë në këtë çështje.
Vuçiq, duke cituar faktin që Rumania këtë vit do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian, theksoi se kjo do të jetë një periudhë kyçe për Serbinë drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, Rumania bën pjesë në pesëshën evropiane që nuk ka njohur ende Pavarësinë e Kosovës./Lajmi.net/
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...