Kancelari Olaf Scholz, tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën në Berlin, se në interesin e Gjermanisë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Nga ana e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Beogradi është në favor të një kompromisi me Prishtinën.
Ai ka theksuar se Serbia po mundëson paqen në Ballkan.
Kancelari gjerman po ashtu i bëri me dije Vuçiqit, vendi i të cilit nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, se lufta është e papranueshme.
“Presidentit Vuçiq ia përcolla edhe shqetësimin tim për situatën në Bosnjë. Është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti”, tha Scholz.
Në anën tjetër, duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiq ka shprehur besimin e tij se do të gjendet kurajë për të bërë progres në këtë proces. Ai ka thënë se për Serbinë ky nuk është një proces i lehtë.
“Do ta bëjmë më të mirë për të lëvizur drejt një zgjidhjeje me kompromis, do të përpiqemi që të gjejmë një marrëveshje kompromisi, por siç kemi të qartë, kjo nuk varet vetëm nga dëshirat tona, por edhe të palës tjetër”, ka deklaruar ai.
Më herët,kancelari Scholz u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./rtk
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq