Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i sigurt se do të arrihet marrëveshja me Kosovën.
Vuçiqi, mes tjerash ka thënë se duhet të vazhdojë dialogu.
“Nuk besoj që kjo është fundi i botës, jam i sigurt qe do të vije marrëveshja, është diçka që duhet me ndodhë, jam i sigurt që duhet të vazhdojmë të dialogojmë”, u shpreh Vuçiqi para gazetarëve, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel, raporton klankosova.
Presidenti serb theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur që ta pranojë propozimin e BE-së.
“Kurti nuk ka dashur të pranojë propozimin kompromis të BE-së dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë ai.
Lexo edhe:
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...