Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar sot patriarkun serb Irinej, duke i thënë se sa herë që po takohen, situata në Kosovë po bëhet edhe më e vështirë dhe e komplikuar.
Megjithatë teksa ka falënderuar Irinejn për vizitën, Vuçiq thotë se nuk kanë çfarë të bëjnë më shumë si Serbi, përveç se të rezistojnë aq sa munden.
“Situata në Kosovë është më e komplikuar se sa ne e shohim dhe flasim. Por nuk kemi asgjë tjetër në dorë, përveç se të luftojmë aq sa mundemi”, ka thënë presidenti serb.
Ndër të tjera Irinej ka folur edhe për ftesën e Haradinajt nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar si një cirk.
Për dorëheqjen e Haradinajt ka folur sot edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, duke thënë se e ka shfrytëzuar për përfitime personale politike./GazetaExpresss
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...