Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë çështje.
“Edhe sot, përgjigjja ime është e njëjtë: mos mbani shpresa për këtë, kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq, sipas gazetës serbe Novosti.
Duke komentuar deklaratat e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti – i cili e kishte cilësuar moszbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit si një “mundësi të humbur për Kosovën” – presidenti serb u shpreh se marrëveshja kishte karakter ekonomik, por sipas tij, Kosova nuk kishte respektuar asnjë nga pikat e saj.
“Unë e kam refuzuar pjesën e tyre politike, e cila nuk kishte lidhje me ekonominë. Ata nuk kanë zbatuar asnjë marrëveshje, por problemi im nuk është me ta. Kjo ishte një marrëveshje ekonomike dhe ata nuk e kanë respektuar”, deklaroi Vuçiq.
Ai shtoi se me ardhjen në pushtet të administratës së Joe Biden në SHBA, është tentuar të promovohen marrëveshje të reja, duke anashkaluar marrëveshjen e Brukselit.
“Kjo nuk do të funksionojë. Marrëveshja e Brukselit do të duhet të zbatohet dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet. Në të kundërtën, ajo që po ndodh është vetëm ushtrim i dhunës dhe forcës së zhveshur”, tha presidenti serb.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...