Presidenti serb Aleksander Vucic ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian. Vuçiç thotë se Kosova nuk po respekton Marrëveshjen e Brukselit dhe se blloku po hesht.
Beogradi është shokuar nga mungesa e reagimit të Bashkimit Evropian për gjoja refuzimin e Prishtinës që të implementojë marrëveshjen.
“Ne jemi të shokuar që Bashkimi Evropian nuk është përgjigjur deklaratës së Hashim Thaçit. Ai tha se Prishtina nuk do të veprojë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit. Ne pritëm 24 orë dhe asgjë nuk ndodhi”, tha Vucic.
Presidenti Thaçi kishte thënë se nuk do lejohet formimi i asosacionit me komuna shumicë serbe në Kosovë, gjë që ishte paraparë në Marrëveshjen e Brukselit. Ai tha se nuk do bënte lëshime tjera në këmbim të vizave.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me 19 prill të vitit 2014. Dokumenti që përfshin 15 paragrafë kryesisht merret me delegimin e fuqive tek komuniteti serb në Kosovë.
Gjithsesi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se një marrëveshje që i jepte kompetenca ekzekutive asosacionit shkel ligjet e Kosovës./Express
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit