Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se ekziston një plan për vaksinimin e serbëve në Kosovë, dhe shtoi se Serbia është e gatshme, për aq sa është e mundur, të ndajë vaksina edhe për popullatën shqiptare.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston një plan i vaksinimit për serbët në Kosovë, Vuçiq tha se shteti po kërkon një “mënyrë hibride” për këtë, që do të thotë se një pjesë e qytetarëve do të vaksinohen në veri të Kosovës, një pjesë në komunën e Rashkës, një pjesë në Vranje dhe Bujanovc por që ende nuk është gjetur një mënyrë ku qytetarët nga Kosova qendrore do të vaksinohen.
“Në çdo rast, një pjesë e veçantë e Ekipit Operacional për Vaksinimin, së bashku me Zyrën për Kosovë, do të kujdesen për njerëzit tanë,” tha ai, raporton Tanjug, transmeton klankosova.tv.
Vuçiq thekson se Serbia gjithmonë do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar siç tha ai “popullsinë e saj në Kosovë, siç ka bërë deri më tani”, megjithëse, sipas tij, “nuk është e lehtë për shkak të politikës që po ndjek Prishtina”.
Sipas Vuçiq, ndihma që marrin serbët nga vendi i tyre nuk rrezikon askënd, por është pjesë e “çelësit kombëtar”.
I pyetur nëse pret që të ketë probleme me shpërndarjen e vaksinave, ai tha shkurtimisht “politika është një mrekulli” dhe shtoi se Serbia do të gjente një mënyrë.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...