Vuçiq do të vizitojë Tiranën

21:55 | 2 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 8 maj udhëton në Romë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini.

Tema kryesore e këtij takimi do të jetë dialogu me Kosovën, shkruajnë mediat serbe.

Takimi mes Vuçiqit dhe Salvinit pritet të jetë i mbyllur për media.

Pasi të përfundoj ky takim, Vuçiq në mbrëmje udhëton për në Tiranë për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lart të BE-së, Federica Mogherini në kuadër të procesit ‘Brdo-Brioni’ i cili mbahet në kryeqytetin shqiptar që zgjat dy ditë.

Edhe tek takimi mes Vuçiqit dhe Mogherinit temë diskutimi do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale