Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk pajtohet me ekspozeun e përfaqësuesit të sekretarit gjeneral për Kosovën. Në ekspoze u përmend taksa ndaj produkteve serbe, dhe Ushtria e Kosovës.
“Serbia përmbushi të gjitha, marrëveshjen për polici, marrëveshjen për drejtësi, marrëveshjen e telekomit, pranoi mbajtjen e zgjedhjeve sipas ligjeve të Kosovës,” tha Vuçiq, duke mos ju referuar Kosovës, siç e bënë zakonisht si “Kosovo Metohiji”, raporton arbresh.info.
Ai shtron pyetjen se në çfarë dokumenti e bazuan formimin e ushtrisë.
Vuçiq citon Kushtetutën e Kosovës, duke kritikuar mundësinë se ushtria nuk u bë as mbi bazën e kësaj Kushteute.
“Nuk gjetën pesë serbë ta votojnë, dhe nuk ju interesoi për ligjet dhe faktet dhe e formuan të ashtuquajturën Forca të Armatosura të Kosovës,” shprehet Vuçiq.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po diskuton rezolutën 1244 të vitit 1999 për Kosovën, përballë Vuçiqit është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...