
German Chancellor Angela Merkel and Serbia's President Aleksandar Vucic arrive for a news conference at the chancellery in Berlin, Germany April 13, 2018. REUTERS/Axel Schmidt
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Vuçiq ka theksuar se me Merkel do të diskutojë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mirëpo ai nuk mendon se ka një plan të ri, siç është raportuar në media.
“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, ka deklaruar ai.
Të shtunën Merkel i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u takuar në Berlin.
Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.
“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...