Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me homologun e tij qipriot, Nikos Anastasijadis, me të cilin kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Pas takimit, në një konferencë për media Vuçiq deklaroi se Serbia sipas tij është e përkushtuar në kultivimin e marrëdhënieve sa më të mira me të gjitha shtetet, por siç thotë ai shteti i tij do të respektojë dhe vlerësojë vetëm ato vende të cilat ishin përkrah Serbisë në momente të vështira, transmeton lajmi.net.
“Askush nuk do të mund të flas me Serbinë në gjuhën e shantazhit, kërcënimeve dhe ultimatumit, asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare publike nuk parashikon që ne duhet të pranojmë atë që është në interes ekskluziv për shqiptarët”, ka deklaruar Vuçiq.
Madje sipas Vuçiqit, presidenti qipriot dhe shteti i tij është i vetmi që e kupton situatën e Serbisë dhe e përkrah atë në ruajtjen e sovranitetit të vendit dhe në integrimet evropiane.
“Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, dhe them se do të jetë e vështirë, sepse aty është kapitulli 35 për Kosovën, dhe kjo është shqetësuese, asnjë shtet tjetër nuk e ka pasur këtë kusht, por gjithsesi shpresoj do të gjejmë zgjidhje edhe në këtë aspekt.
Ndryshe, Qipro është njëri nga pesë shtetet e BE-së i cili nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...