Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë të diel ka thënë se kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”. Ai tha se ajo që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut “ishte skandal i skandaleve”.
“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiq në “TV Pink”.
Vuçiq tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”, duke shtuar se Demaçi ishte “mentor dhe idhull i Krutit”.
“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Besnik Bislimit.
“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiq.
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...