Në orët e pasdites së 12 janarit, një i dyshuar me mbiemër Tixhaj kishte dalë për gjah në bjeshkët e Vrshevcit me ç rast me pushkë gjysmë automatike ka vrarë dy derra të egër.
Pas pranimit të informacionit, hetues policorë nga Suhareka kanë shkuar tek dyshuari dhe kanë kërkuar armën e zjarrit të cilën pa hezitim ua jep i dyshuari. Arma është pushkë gjysmë automatike me tre fishekë të kalibrit 7.62mm e prodhimit kinez e cila është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë në cilësi të provës materiale. I dyshuari do të kallëzohet në prokurori për veprën penale Gjueti e kundërligjshme dhe Armëmbajtje ilegale.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...