Pas shtatë orësh në dhomën e këshillimit Gjykata e Apelit në Pesaro të Italisë, dënoi me burgim të përjetshëm Igli Metën, 21- vjeçarin shqiptar, i akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Ismail Luli, 17 vjeç, pas një sherri për motive xhelozie.
I riu u vra në 19 korrik të vitit 2015, në Sant’Angelo të Vado.
Bashkëpunëtori i Metës, Mario Mema, 20 vjeç, gjithashtu shqiptar i cili ka pretenduar gjatë gjithë kohës pafajësinë, në seancën e djeshme, u dënua me 28 vite e 4 muaj burg.
Ismail Luli u vra dhe u lidh nga dy shokët e tij në Itali, pas sherrit për të dashurën e Igli Metës, i cili tha se ishte xheloz për Lulin, shkruan noa.
Igli Meta, qëlloi me thikë për vdekje, thuajse duke i prerë kokën 17-vjeçarit Ismail Luli, pasi po e pyeste në lidhje me marrëdhënien që kishte ai me ish-të dashurën e vet, Ambera Saliji, një shqiptare nga Maqedonia.

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...