Pas një mosmarrëveshje, një person dje ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër në parkun e qytetit në Podujevë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është plagosur në këmbë, ndërsa pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
I dyshuari është ende në arrati.
“Parku i Qytetit, Podujevë 06.08.2022 – 02:25. Një i dyshuar mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima është plagosur në këmbë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në hetime”, thuhet në raport./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës